Vrasja e gjyqtarit e Apelit në Tiranë Astrit Kalaja dhe u plagosën dy qytetarë të tjerë, ka sjellë reagime të shumta, por më i çuditshmi është ka qenë ai i ministres së Brendshme, Albana Koçiu.
Ministrja e Brendshme ka zgjedhur të ‘lajë duart’ dhe të deklarojë se policia nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen edhe pse, është institucioni që duhet të krijojë siguri.
“….Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.’
Megjithatë, ajo shton më pas se Policia e Shtetit ‘nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore’ për kontrollin dhe sigurinë brenda gjykatave:
‘Forcat e Policisë së Shtetit, të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave, kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.’
Sipas ministres, autori i krimit është arrestuar menjëherë, ndërsa po zhvillohet një hetim për të verifikuar nëse punonjësit e sigurisë së gjykatës kanë përmbushur detyrat që u ngarkon ligji