Ballina Aktualitet “Jemi nën kërcënim të vazhdueshëm”, banori përlotet për gjyqtarin: Vdiq për ne…

“Jemi nën kërcënim të vazhdueshëm”, banori përlotet për gjyqtarin: Vdiq për ne…

44
0

Banorët e një ndërtese në qytetin e Shkodrës, prej nga nisi konflikti që përfundoi tragjikisht me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja këtë të hënë, kanë folur mes lotësh për përvojën e tyre të gjatë me gjyqet, kërcënimet dhe pasojat që lanë pas. Ata shprehen të tronditur për vrasjen e gjyqtarit dhe theksojnë se vendimi i tij ishte i drejtë, duke pohuar se Kalaja “vdiq për ne”. 

“Jemi nën kërcënim të vazhdueshëm,” thotë një nga banorët. Një zonjë tregon para gazetarëve se: “Po, ka ardh te shpia, unë shkoj në punë në 6 të nadjes, kur kthehem e gjej makinën të parkuar para shpisë.” 

Të shqetësuar për sigurinë e tyre, banorët bëjnë përgjegjëse institucionet për përshkallëzimin e konfliktit. 

“Bashkia dhe hipoteka e kanë bërë këtë punë,” thotë një tjetër banor. “Kjo ka qenë dhe është ende pronë e shtetit. Gjyqet i ka humbur ai, s’ka dokument për të na nxjerrë jashtë. Kur i humbi gjyqet, u ngushtua.” 

Konflikti për pronën nisi që në vitin 2012, dhe çështja ka kaluar në disa shkallë gjyqësore. Sipas banorëve, konflikti me familjen e vrasësit të dyshuar Elvis Shkambi, 30 vjeç, ka qenë burim kërcënimesh të vazhdueshme, të cilat i kanë denoncuar edhe në polici. 

“Ka 12 muaj që ka fol në gjyq, pavarësisht se është i shtetit, ne personalisht banprët kena shku e kena bo denoncim në polici. E kena bo denoncim se ka thënë Gjon Shkambi në emision do më jepni dëmet.” 

Një tjetër banor, i prekur emocionalisht, tha: “Ma bëj hallall djali jem. Ndihemi të rënduar. Ndjejmë keqardhje të madhe për atë burrë që vdiq për burrninë e vet në radhë të parë, por dhe për ne.” 

Për ta, gjyqtari Kalaja nuk ishte thjesht një përfaqësues i drejtësisë, por një njeri që pati guximin të qëndrojë përballë presioneve dhe të japë një vendim të drejtë, edhe pse me koston më të lartë, jetën e tij.