Ballina Ekonomia Shqipëria pjesë e transaksioneve në SEPA, Guvernatori Sejko: Gur themeli drejt integrimit

Shqipëria pjesë e transaksioneve në SEPA, Guvernatori Sejko: Gur themeli drejt integrimit

29
0

Në ceremoninë për prezantimin e transaksioneve në SEPA, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gentjan Sejko ka falenderuar bashkëpunimin me partnerët europianë dhe ndihmën e tyre gjatë kësaj kohe.

Ai e ka quajtur anëtarësimin në SEPA si një gur themeli drejt integrimit të vendit në infrastrukturën financiare europiane.

“Sot për ne është një ditë e veçantë pasi jemi dëshmitare të një momenti historik për tregun financiar shqiptar, nisjen e transaksionit të parë në euro përmes zonës unike të pagesave në euro të quajtur SEPA. Ky nuk është një zhvillim teknik në sistemet e pagesave, por është një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në infrastrukturën financiare europiane. Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA ka qenë rezultat i një procesi të strukturuar, ku BSH dhe bankat e niveli të dytë dhe institucionet financiare ka punuar më përkushtim për të përmbushur kërkesat teknike, ligjore dhe rregullatore te nevojshme. Sot 11 bankat në Shqipëri janë gati të ofrojnë shërbimet SEPA. Ky moment nuk është fryt i rastësisë, por rezultat i një rrugëtimi shumëvjeçar të BSH dhe institucioneve financiare që kanë punuar hap pas hapi”, tha ai.