Ballina Europë Në arrati prej 5 vitesh/ U kap mat duke fjetur gjumë, arrestohet...

Në arrati prej 5 vitesh/ U kap mat duke fjetur gjumë, arrestohet bosi i mafies italiane

41
0

Një bos i njohur i mafies italiane, i shpallur në kërkim nga autoritetet, është arrestuar mëngjesin e kësaj të marte. Ai ishte prej 5 vitesh në arrati.

Mediat e huaja raportojnë se 39-vjeçari Leonardo Gesualdo nga Foggia, një udhëheqës i organizatës Società Foggiana, ishte në arrati që prej vitit 2020, kur ai arriti të arratisej gjatë një operacioni të madh policor që ishte duke u zhvilluar në atë kohë. Gesualdo ishte dënuar me 12 vjet burg, ndërsa ishte pjesë e listës së të arratisurve më të rrezikshëm.

Për këtë operacion, u lëshuan 44 urdhra të përkohshëm ndalimi – kryesisht për vepra penale të zhvatjes. Në orët e para të së martës, karabinierët nga GIS hynë me forcë në një shtëpi në periferi të Foggia-s, ndërsa kapën mat teksa flinte gjumë 39-vjeçarin. Gjatë kontrollit në banesë, mafiozit iu gjet një pistoletë me gjashtë fishekë në karikator.