Ballina Politika Adriatik Lapaj ka shpallur Eligert Himan si kandidatin për Bashkinë Cërrik/ FOTO

Adriatik Lapaj ka shpallur Eligert Himan si kandidatin për Bashkinë Cërrik/ FOTO

151
0

Në një postim të bërë nga vetë zoti Lapaj, Eligert Hima, është zgjedhur si kandidat i opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Cërrik. Prezantimi është bërë nga vetë z. Lapaj duke lënë të kuptohet qartë se do të jetë kjo forcë politike që do të garojë në emër të opozitës.

Postimi i plotë

Sot ishim në Cërrik ku prezantuam kandidatin tonë për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Cërrikut, Eligert Hima.

I lindur në Gramsh në vitin 1986 dhe banues në Cërrik që prej vitit 1996, Eligerti është prind i dy fëmijëve dhe jeton në Romë, ku ka përfunduar studimet e larta për Hetuesi dhe Kriminologji pranë Universita Popolare di Milano. Me një karrierë të konsoliduar si hetues privat i licensuar nga Ministria Brendshme Italiane, Hima ka bashkëpunuar me autoritete italiane në fushat e antiterrorizmit, antimafies dhe antikorrupsionit, si dhe ka përvojë të gjërë në organizim eventesh turistike, menaxhim privat dhe trajnim teknik.

Në vitin 2021 ka kandiduar për anëtarë këshilli të Romës. Hima rikthehet në atdhe me vullnetin dhe profesionalizmin  për të kontribuar në politikën lokale.