Ballina Politika Bardhi akuza të forta ndaj Belinda Ballukut: Për sahanlëpirsen e Metit, një...

Bardhi akuza të forta ndaj Belinda Ballukut: Për sahanlëpirsen e Metit, një zare e pashoq e krimit të organizuar!

84
0

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar atë si një ‘zare të krimit të organizuar’ dhe ‘simbol të korrupsionit në qeveri’.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon Ballukun për lidhje të ngushta me grupe kriminale dhe për ngritje politike jo në bazë merite, por falë mbështetjes së Edi Ramës dhe bashkëpunimit me strukturat e paligjshme.

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Për sahanlëpirsen e Metit, një zare e pashoq e krimit të organizuar! Belinda Balluku është politikania e vetme që pa shkollë të mesme arrin majat si numri 2 i Qeverisë, vetëm falë frikës dhe bashkëpunimit që ka Edi Rama ndaj krimit të organizuar. Për fat të keq deri me tani edhe prokurorët e posaçëm, njëlloj si Edi Rama, po tregojnë se janë nënshtruar ndaj kërcënimeve mafioze të grupeve kriminale. Por e siguroj “fisin e bukur” Belinda Balluku se krimet e saj nuk do mbeten kurrë pa u ndëshkuar! Korrupsioni i saj ulëret nga Shqipëria deri në SHBA!