Nga Ylli Dylgjeri
Ishte humor tallja me Trump?
Po me mua zoti Rama çfarë është?
Po mua zoti Rama për një humor (4vargje në FB jo në Media) me ish Ministrin Gent Caka më hoqe 7-të vite nga puna pa marrë në jetë kurrë asnjë vërejtje në administratë.
Unë ende sot nuk i kam mbyllur gjyqet!
Deri më tash janë marrë me 4-tër vargjet e mija një Tribunal i tërë gjyqtarësh…
Akuza është: I dënuar politik, se kam hedhur 4 vargje bejteje në FB privat gjate lejes zakonshme!
Gjykata më kërkoj për të krijuar bindjen edhe analizën e vargut.
Pas analizës Ajo u bind se ska fyerje ndaj ish ministrit Caka.
Deri më sot janë plot 35 gjyqtare që janë marrë me to, që fillojnë nga Gjykata Administrative e shkallës pare, më pas Ankimi në Gjykatën e Lartë, rrëzim, Ankimim në Gjykatën e Kasacionit, më pas gjykim në Gjykatën e Apelit Administrativ, e pastaj pas ankimimit të Avokaturës së Shtetit më çojnë prap në Gjykatë të Lartë, ku fitova në Kolegj dhe përsëri Avokatura e Shtetit bën Riankimim, e përsëri Gjykata e Lartë, Kolegji, e shtyn duke e futur në thesin e madh të dosjeve në pritje!!!
7-të vite në pritje të vendimit të pafajësisë për këto vargje:
Atje ku lind dielli
Atje ku pjell gjeli
Atje ku shpëton kaka
Reciton Gent Caka!
Edhe Unë po qëndroj ende si Shkëmbi!
Keni gjë për të më thënë tani?
Ku është Reforma në Drejtësi?
Ajo sot është në regres.
Kjo është një tronditje publike qe më ka çuar në humbjen e besimit për drejtësi. Shteti duhet të përgjigjet me hetime të shpejta, masa sigurie dhe reforma për të mbrojtur pavarësinë gjyqësore dhe dhënë drejtësi.