Ballina Bota Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për...

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 godet Argjentinën jugore, paralajmërim për cunam

0
33

Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi të premten vonë (me orën tonë) midis Antarktidës dhe Argjentinës.

Epiqendra ishte rreth 700 kilometra nga Ushuaia, në Argjentinën jugore, dhe thellësia fokale ishte 10 kilometra.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) e vlerësoi tërmetin me magnitudë 7.8R në zonën e Kalimit Drake, midis Kepit Horn në Amerikën e Jugut dhe Ishujve Shetland të Jugut në Antarktidë.

Sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve të Gjeoshkencës, dridhja kishte një magnitudë prej 7 ballë dhe erdhi nga një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit (PTWC) tha se kishte rrezik për një cunami pas tërmetit të fortë.