Ballina Kronika Afera CEZ-DIA/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kastriot Ismailajt për shfuqizimin e...

Afera CEZ-DIA/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Kastriot Ismailajt për shfuqizimin e dënimit

36
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA.

Në ankimimin e paraqitur, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, të cilat kishin lënë në fuqi dënimin e tij. Po ashtu, ai kërkonte rrëzimin e vendimit për konfiskimin e shumave të sekuestruara: rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.

Çështja u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese vetëm mbi bazë dokumentesh, ndërsa më 9 tetor është marrë vendimi për rrëzimin e kërkesës.

Ismailaj ishte akuzuar për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator 2023, ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.