Atmosferë elektrizuese në Sheshin Italia në Tiranë, por edhe ne te gjitha qytetet e vendit, ku shumë tifozë festojne fitoren ne ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Goli i Rei Manajt në pjesën e parë të përballjes ndezi entuziazmin dhe emocione të papërmbajtura mes të pranishmëve.
Me flamuj, këngë dhe brohoritje të fuqishme, tifozët kuqezi shpërthyen në festë sapo sulmuesi shqiptar shënoi ndaj rivalëve ballkanikë.
Perfundimi i ndeshjes qe u luajt në qytetin e Leskovacit në Serbi ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe publike, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për sfondin e saj të veçantë historik dhe politik. Ne gjithe vendin festohet!