Ballina Sport Mediat serbe: Humbje që vërtetë dhemb. Shqipëria na shoi ëndrrat për Botërorin!

Mediat serbe: Humbje që vërtetë dhemb. Shqipëria na shoi ëndrrat për Botërorin!

10
0

Zemrat e tifozëve shqiptarë janë ngritur sot në peshë, ndërsa festojnë arritjen e kombëtares shqiptare, e cila mundi në një përballje Serbinë, me rezultatin 0-1. E ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ndërsa mediat serbe e kanë përshkruar këtë ngjaje, si humbjen më të madhe në histori disfatën përballë skuadrës sonë kombëtare në Silvinjos në Leskovac.

“Serbia pëson një nga humbjet më të rënda në histori: Piksi, ka ardhur koha! Shqipëria festoi në Leskovac dhe i eliminoi “Shqiponjat” nga Botërori.”, shkruan Kurir.

Ndërkohë, Blic shkruan; “Tragjedi dhe fundi i “idesë” së Piksit: Shqipëria në Leskovac i shoi Serbisë ëndrrat për Botërorin!”. Sakaq, B92 shkruan se kjo humbje dhemb vërtetë. “Humbje që dhemb vërtetë: Shqipëria në Leskovac e largoi Serbinë nga Botërori.”, thuhet në artikull.