Ballina Lifestyle Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

41
0

Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, të zhvilluar në fshehtësi të plotë, larg syve të publikut.

Pamjet e para që kanë dalë në rrjet zbulojnë një dasmë, të cilën thuhet se është organizuar në Kepin e Merlit, buzë detit, mes një dekori elegant dhe romantik. Në një nga fotot më të komentuara, çifti qëndron mbi një platformë të bardhë, me sfondin magjepsës të kaltërsisë së detit.Blerta ka zgjedhur një fustan bezhë të gjatë, simbol i finesës dhe thjeshtësisë, ndërsa Princi ka zgjedhur një kostum klasik, në harmoni të plotë me solemnitetin e ditës.

Detajet e dasmës nuk kanë kaluar pa u vënë re  nga lulet e bardha, te ndriçimi romantik, e deri te fletët e personalizuara në formë guaske me mbishkrimin “Leka II & Blerta”.

Ndryshe nga dasma e parë e princit, ku mori pjesë sëra e tij, kësaj rradhe mbetet e paqartë mungesa e figurave mbretërore.