Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka publikuar një raport, ku Shqipëria rezulton të jetë më e keqpaguara në të gjithë Europën.
Sipas të dhënave të Eurostat, paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro.
Ndërkaq, Xhixho ka përmendur raportin e pagave minimale midis shtetit shqiptar dhe vendeve në rajon.
Ajo e ka përfundur postimin duke thënë se pavarësisht kësaj page minimale, vendi ynë ende ka shpesh çmimet më të larta në BE.
Erisa Xhixho: Shqiptarët janë sot më të keqpaguarit në gjithë Europën.
Paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, sipas Eurostat.
Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në kontinent.
Edhe krahasuar me fqinjët tanë, jemi të fundit:
Mali i Zi – 670 euro
Serbia – 618 euro
Maqedonia e Veriut – 584 euro
Bosnja – deri në 600 euro
Shqipëria – vetëm 408 euro!
Ndërkohë që çmimet në vend janë rritur dhe shpesh janë më të larta se në BE, paga minimale në Shqipëri nuk ka ndryshuar.
Rezultati? Fuqia blerëse ka rënë, konsumi ka rënë, dhe mijëra familje sot nuk sigurojnë dot ushqimin bazë.
60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as një javë pushime
Vetëm për t’u ushqyer, shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave mujore, kur mesatarja e BE-së është rreth 13% .
Një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për t’u ushqyer.
Fqinjët tanë i kanë rritur pagat minimale me ritme të larta:
Serbia +34%
Mali i Zi +25%
Maqedonia e Veriut +20%
Në Shqipëri? Rritja ka qenë 0%.
Sepse kjo qeveri mendon për xhepat e saj dhe të një grushti njerëzish, jo për qytetarët që punojnë çdo ditë për një jetesë më të mirë.