Ballina Sport E bujshme nga Gjermania! Elkann dëshiron që Horner të ndihmojë në rikthimin...

E bujshme nga Gjermania! Elkann dëshiron që Horner të ndihmojë në rikthimin e Ferrari në rrugën e fitores

35
0

Tani që Chris Horner i ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Red Bull dhe gjithashtu ka mbyllur të gjitha procedurat ligjore në padinë e ngritur nga punonjësi i Milton Keynes për “sjellje të papërshtatshme”, ishte vetëm çështje kohe para se dikush ta lidhte atë me Ferrarin.

Sipas “Insider”, presidenti i “kokëkuqes” John Elkann po mendon ta sjellë menaxherin e suksesshëm në Maranello. Elkann dëshiron që Horner të ndihmojë në rikthimin e Ferrari në rrugën e fitores. Megjithatë, thuhet se ka shumë pengesa që ky kalim të realizohet.

Le të fillojmë me çështjen Frederic Vasseur, i cili padyshim do të zëvendësohej nga ish-shefi i Red Bull. Kjo është një rrethanë mjaft e çuditshme, duke pasur parasysh se disa media kishin raportuar më parë një ndarje të mundshme nga francezi, por më pas erdhi rinovimi i kontratës.

Pastaj është marrëdhënia midis Horner dhe Leëis Hamilton, të cilët, pavarësisht se nuk kanë punuar kurrë së bashku, nuk e kanë pëlqyer kurrë njëri-tjetrin. Ndikimi i britanikut nuk ka qenë pozitiv, por duket se nuk ka gjasa që ai të largohet nga Ferrari pas vetëm një sezoni.

Së fundmi, është çështja e Max Verstappen. Holandezi tha së fundmi: “Ferrari është një markë e shkëlqyer, por unë ngas për të fituar”. Nuk është sekret që shumë besojnë se ai është personi që nevojitet për të ringjallur makinën italiane, ndaj Verstappen mund të zërë vendin e Hamilton.