Vicky Pattison ka bërë një rrëfim plot humor për ndikimin që pjesëmarrja e saj në “Strictly Come Dancing” ka pasur në marrëdhënien me bashkëshortin, Ercan Ramadan.
Ish-ylli i “Geordie Shore” pranoi se oraret e gjata të provave dhe angazhimet intensive në spektaklin e vallëzimit kanë ndikuar në jetën e tyre martesore — aq sa Ercan shpreson që ajo të eliminohet nga gara për t’u rikthyer në normalitet.
“Ercan mezi pret të largohem nga ‘Strictly’ vetëm që të mund të kemi sërish jetë seksuale,” ka thënë Vicky me të qeshur në një intervistë të fundit.
“Ai është mbështetësi im më i madh, por në të njëjtën kohë, e di që mezi pret të ketë pak më shumë kohë me mua.”
Aktorja dhe prezantuesja 36-vjeçare, e cila është një nga konkurrentet më të përfolura të këtij edicioni, shtoi se pavarësisht lodhjes dhe mungesës së kohës për jetën personale, ajo po e shijon çdo moment të përvojës në “Strictly”.
“Është e vështirë, por një eksperiencë fantastike,” tha ajo. “Ercan e kupton, dhe e di që kur të përfundojë spektakli, do ta kompensojmë çdo gjë!”