Ballina Lifestyle Postimi i Kylie Jenner me “policë” të rremë shkakton zemërim në rrjete...

Postimi i Kylie Jenner me “policë” të rremë shkakton zemërim në rrjete sociale

36
0

Kylie Jenner është vënë në qendër të kritikave pasi publikoi një postim në rrjetet sociale ku shihej e rrethuar nga persona të veshur si policë.

Postimi u publikua në një kohë kur në SHBA po zhvillohen bastisje të tensionuara të agjencisë së emigracionit (ICE), gjë që shumë përdorues e cilësuan si të pandjeshme dhe të papërshtatshme.

Komentuesit e quajtën veprimin e saj “out of touch” (të shkëputur nga realiteti), duke theksuar se imazhet me “policë” të rremë për qëllime estetike janë fyese në një moment kur shumë familje po përballen me pasiguri dhe frikë.

As Kylie Jenner dhe ekipi i saj ende nuk kanë dhënë ndonjë reagim publik për polemikat që ka shkaktuar postimi.