Ballina Politika Rama nënshkruan me galerinë gjermane/ Artisti i njohur: Përpjekje për të pastruar...

Rama nënshkruan me galerinë gjermane/ Artisti i njohur: Përpjekje për të pastruar imazhin prej skandaleve korruptive

0
46

Prej ditësh qarkullon lajmi se një prej galerive më të njohura në Gjermani ka nënshkruar kontratë me Edi Ramën për të promovuar artin e tij.

Por ndërkohë, kritikët thonë se kjo është vetëm një përpjekje për të pastruar imazhin e tij pas skandaleve korruptive.

Gazeta britanike ‘The Times’ shkruan se në kuadër të kësaj kontrate, Rama do hapë një ekspozitë personale në prill të vitit që vjen në Berlin.

“Puna e Ramës si artist është vënë në qendër të vëmendjes, pasi një galeri e madhe gjermane nënshkroi kontratë me politikanin për të promovuar artin e tij. Galeria Société e Berlinit njoftoi se e kishte shtuar Ramën, i cili ka ekspozuar në Bienalen e Venedikut tre herë, në listën e saj prej dy duzinash artistësh”, shkruan gazeta.

Sipas saj, kjo përpjekje artistike e Ramës do i japë atij pak frymëmarrje pas kritikave politike. Gazeta thekson se Edi Rama sulmoi ashpër drejtësinë pas arrestimit të Erion Veliajt, duke marrë kritika nga një trupë e mbikëqyrjes gjyqësore.

Ndërkohë kritika ndaj tij ka edhe prej artistëve.

“Armando Lulaj, një artist bashkëkohor dhe kritik prej kohësh i Ramës, e quajti artin e kryeministrit “propagandë për të lustruar imazhin e tij”, duke e akuzuar atë për shtypjen e kundërshtimeve në art duke u mohuar fondet publike kritikëve.

“Ai përdor artin e tij për të bindur botën se është një i majtë i sofistikuar, i rehatuar në sallonet intelektuale,” tha Lulaj.

Ermal Hasimja, një komentator i njohur politik shqiptar dhe kundërshtar i Ramës, tha për kryeministrin: “Ai pëlqen të shihet si artist … dhe pëlqen të tërheqë vëmendje”,” shkruan gazeta.