Ballina Aktualitet Kulla në qendër të Shkodrës/ Myftinia dhe Kisha Ortodokse kundër: 35 vite...

Kulla në qendër të Shkodrës/ Myftinia dhe Kisha Ortodokse kundër: 35 vite gjyqe… po ndodh grabitje flagrante

32
0

Në reagimin e tyre për mediat, myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, thekson se nuk kanë dijeni për ndërtimin e kullës, pasi janë të angazhuar në gjyqe të cilat i kanë fituar.

‘Thërrasim drejt respektimit të pronës. Nuk tërhiqemi pa fituar të drejtën tonë. Jemi në pozitën e atij që lufton me atë që ka në dorë. Kemi të bëjmë me rigrabitje të pronës tonë dhe këtë e lejon shteti’, u shpreh Sytari.

Gjithashtu edhe At Aleksandër Petani ka hedhur akuza të rënda në drejtim të shtetit, që sipas tij feja dhe prona po grabiten, ndërkohë që janë në gjyqe prej 35 vitesh.

‘Jemi 35 vitë në gjyqe, jemi lodhur aq shumë. Feja dhe prona po grabiten nga njerëz që nuk i njohim. Gjykata kushtetuese na ka dhënë të drejtë’, u shpreh Petani.

Dekratatat:

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed SytariDekadat e fundit kemi një problem të madh, të cilin e ndjekim sesi zhvillohet. Institucionet nuk i japin zgjidhje problemit të pronës tek hotel “Rozafa”. Nuk kemi dijeni për ndërtimin e kullës. Kjo është e papranueshme. Jemi të angazhuar në gjyqe dhe shkresa të ndryshme. Kemi fituar gjyqet.

Më vjen keq që elementë të caktuar të qytetit e përdorin këtë situatë për të mbjellë urrejtje fetare.

Thërrasim drejt respektimit të pronës. Nuk tërhiqemi pa fituar të drejtën tonë.

Jemi në pozitën e atij që lufton me atë që ka në dorë. Kemi të bëjmë me rigrabitje të pronës tonë dhe këtë e lejon shteti.

Sot në zemër të Shkodrës po ndodh grabitje flagrante. 35 vite pas rënies së komunizmit dhe shihni çfarë flasim sot.

Protestë? Çdo gjë në kohën e vetë, ka më shumë se protesta, brenda kuadrit ligjor.

At Aleksandër Petani: Në qytetin tonë po ndodhin gjëra që na vrasin shumë.

Jemi 35 vitë në gjyqe, jemi lodhur aq shumë. Feja dhe prona po grabiten nga njerëz që nuk i njohim. Gjykata kushtetuese na ka dhënë të drejtë.