Ballina Rajoni Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar që i la...

Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe punëtorit shqiptar që i la pasurinë, dyshohet edhe për një autor të dytë! Targa e skuterit, e falsifikuar

34
0

Targa e skuterit të përdorur nga autori i vrasjes së dyfishtë në Finikounda është e falsifikuar, ndërsa hetuesit tani kanë gjetur edhe dëshmi për përfshirjen e një personi të dytë në krim, përveç killerit që i mori jetën më 5 tetor pronarit grek të kampingut dhe punëtorit të tij shqiptar, të cilit i kishte lënë edhe gjysmën e pasurisë.

Hetimi nga oficerët e ELAS në Greqi vazhdon me intensitet të pandërprerë për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në një kamping në Finikounda, Korinth.

Nga informacionet që hetuesit e policisë kanë mbledhur deri më tani, duket se autori, pasi kreu krimin, hipi në skuterin e tij dhe u nis drejt Atikës.

Që nga kjo pikë e tutje, rruga e tij nuk është hartuar ende plotësisht, edhe pse janë zbuluar pamje nga kamerat e sigurisë, ku ai lokalizohej deri në Atikë apo Athinë. Atentatit i shpëtoi nipi i pronarit grek, që gjithashtu mbetet i dyshuar.

“Protothema” informon se pas analizimit të pamjeve video në dispozicion të saj, ka arritur në përfundimin se targa e skuterit që drejtonte autori i krimit është e falsifikuar. Ajo që ata dinë është modeli i skuterit, megjithatë, ajo që e bën detyrën e tyre më të vështirë është fakti se ka mijëra skuter të tillë në Atikë.

Njëkohësisht, po analizohen edhe dëshmitë e disa grave që raportuan se, para krimit, autori nuk ishte vetëm, por me një burrë tjetër. Këto janë dëshmi që po shqyrtohen seriozisht, ndërsa pamjet filmike që ka në dispozicion policia tregojnë vetëm një person.

Sa i përket motiveve të krimit, ato mbeten ende të panjohura, edhe pse pista kryesore mbetet trashëgimia e pasurisë dhe konflikti i pronësisë.

Ajo që po shqyrtohet si skenar është se pas vrasjes së dyfishtë qëndron një organizator i cili vendosi, për një arsye të panjohur, të “urdhërojë” vrasjen e pronarit të kampingut.

Kjo për shkak se i ndjeri ishte një person me pasuri të konsiderueshme, pjesën më të madhe të së cilës ia kishte lënë një nipi, si dhe mikut të tij kujdestar (shqiptarit, gjithashtu një viktimë).

“Ndoshta disa njerëz ishin të pakënaqur dhe donin ta largonin nga rruga”, thanë burimet.

Hetimi për rastin është duke vazhduar, ndërsa policia vlerëson se së shpejti do të jetë në gjendje të gjejë autorin e krimit.