Ballina Kronika ‘Grup kriminal’/ ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’, SPAK ngre akuzën...

‘Grup kriminal’/ ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’, SPAK ngre akuzën ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka

52
0

SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka.

Mësohet se pas vrasjes së vëllait të tij ish deputeti i PS është munduar të gjejë autorët dhe ka porositur e ndihmuar vrasës për të kryer krimin e hakmarrjes.

Sipas burime nga organi i akuzës, për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Pra ka masë sigurimi arrest me burg dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit.