Ballina Aktualitet Kreu i SPAK raporton te ‘Ligjet’: Sekuestruam 65.5 mln € gjatë vitit...

Kreu i SPAK raporton te ‘Ligjet’: Sekuestruam 65.5 mln € gjatë vitit 2024, 33 zyrtarë të lartë të proceduar

28
0

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka nisur raportimin në komisionin e ligjeve lidhur me punën e institicionit që ai drejton për vitin 2024.

Dumani tha se gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.

“Gjatë vitit 2024 SPAK ka pasur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta”, tha Dumani.

Dumani shtoi se në fushën e korrupsionit në nivele të larta, janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, ku 19 janë dërguar në gjykim dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë.