Ballina Kronika Sherr i dhunshëm në Durrës, dy persona përfundojnë në spital! Njëri u...

Sherr i dhunshëm në Durrës, dy persona përfundojnë në spital! Njëri u godit me qytën e pistoletës

73
0

Tre persona janë konfliktuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit në një pikë karburanti.

Gjatë konfliktit, njëri prej personave, i cili ka qenë i armatosur, ka përdorur qytën e pistoletës për të goditur personin tjetër.

Te dëmtuarit janë dërguar ne spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë qe policia ka qene pranë vendngjarjes dhe ka ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin e personave të përfshirë.

Policia po vijon hetimet ndërsa burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur për motive banale.

Njoftimi policise

Goditi me sende të forta, për motive të dobëta, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga, 37-vjeçari.

Sekuestrohet arma me fishekë manovër, me të cilën dyshohet se 37-vjeçari qëlloi në ajër, gjatë konfliktit.

Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 08:30, se në lagjen nr. 15, dyshohet gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, kishte goditur me sende të forta, shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç (kushërinj), shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K..

37-vjeçari dyshohet gjithashtu se gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë me fishekë manovër. Arma u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, 2 të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.