Ballina Kronika U kap duke udhëtuar në automjet me armë zjarri me vete, arrestohet...

U kap duke udhëtuar në automjet me armë zjarri me vete, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

38
0

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar pasi u kap duke qarkulluar me pistoletë në automjet në zonën e Kombinatit.

I riu me iniciale E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua në rrugën “Ilia Papanikolla”, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet arma e zjarrit.

Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin

“Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, informuan blutë.

Tiranë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Confirmation”.

U kap në flagrancë në Kombinat, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në Kombinat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Confirmation”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.