Ballina Kulturë Përkthyesi i Kadaresë në rusisht nderohet me çmim për “Gjeneralin e ushtrisë...

Përkthyesi i Kadaresë në rusisht nderohet me çmim për “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”

21
0

Në kategorinë “Kryeveprat e Munguara”, Vasili Tjuhin u vlerësua për përkthimin në rusisht të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë (1936-2024). Kjo kategori u krijua për të vlerësuar vepra të letërsisë botërore që nuk janë vënë re nga kritikët dhe përkthyesit rusë në momentin e botimit të librit dhe që i zbulohen lexuesit rusishtfolës pas vdekjes së autorëve. Fituesi në kategorinë “Kryeveprat e Munguara” – përkthyesi i librit në gjuhën ruse – merr 250 mijë rubla. Ndërsa shtëpia botuese që ka nxjerrë librin, nderohet me një diplomë të veçantë.

Kadare ka studiuar në Rusi, në Institutin Letrar “Gorki”. Romani i tij është përkthyer në dhjetëra gjuhë. Tjuhin vuri në dukje se kishte filluar punën për librin më shumë se dyzet vjet më parë. Romani u botua për herë të parë në gjuhën ruse në vitin 2024 nga shtëpia botuese “Polyandria NoAge” në Shën Petersburg.

Çmimi letrar “Jasnaja Poljana” jepet që nga viti 2003 dhe është çmimi më i madh letrar në Rusi. Jurinë e kryeson stërnipi i shkrimtarit, Vladimir Tolstoi. /onufri/