Ballina Sport ​Modric për Leaon: Një nga më të mirët në botë

​Modric për Leaon: Një nga më të mirët në botë

35
0

Luka Modric ka dhënë vlerësime të mëdha për Rafael Leaon pas fitores së Milanit ndaj Fiorentinës, ndeshje në të cilën portugezi shënoi dy gola vendimtarë.

“Rafa është vërtet fantastik. Fatkeqësisht u lëndua herët, por tani është rikthyer dhe ky është Leao që na duhet. Ai është një nga më të mirët në botë dhe mund të përmirësohet ende. Shpresoj që këto dy gola ta ndihmojnë të fitojë më shumë vetëbesim, sepse është shumë i rëndësishëm për ne,” tha Modric.

Vetë Leao u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me kroatin: “Kur mbërriti në Milanello më përqafoi dhe më tha se donte të më ndihmonte. Të luash me lojtarë si Modric të bën të rritesh. Jam shumë i lumtur dhe besoj se do të më japë shumë asiste për ta çuar Milanin përpara.”

Ai foli edhe për ndeshjen: “E dinim që do të ishte e vështirë. Fiorentina ka lojtarë cilësorë, por ne bëmë punë të mirë si grup. Dy golat e mi ia dedikoj familjes dhe shokëve të ekipit pas një muaji e gjysmë mungesë për shkak dëmtimi.”

Në fund, Modric theksoi se skuadra duhet të vazhdojë me qetësi: “Milani për Scudetton? Duhet ta marrim ndeshje pas ndeshjeje. Po rritemi si ekip dhe kjo është rruga e duhur.”