Pamjet i përkasin zonës së Astirit në kryeqytet, ku trafiku i rënduar ka paralizuar lëvizjen në orët e para të mëngjesit të kësaj të hqne.
Deputetja e PL, Erisa Xhixho ka publikuar videon në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën me fjalët: “Këto janë rrugët e Shqipërisë europiane 2030?”.
“Qytetarët humbin çdo orë në trafik”, shkruan Xhixho, duke theksuar se banorëve të kësaj zone iu duhet të udhëtojnë drejt lagjeve të tjera për të çuar fëmijët në shkolla e kopshte, për shkak se në Astir nuk ekziston asnjë institucion arsimor.