Ballina Kronika DURRES/ Kapet një 42-vjeçar që dyshohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar...

DURRES/ Kapet një 42-vjeçar që dyshohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare.

42
0

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.