Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar rreth të shtënave të sotme para parlamentit të këtij vendi në Beograd ku u plagos një person.
Këtë zhvillim, ai e quajti “akt të rëndë terrorist”.
“Unë jam i pari që flas dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky tubim i mrekullueshëm, arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Asamblesë Kombëtare dhe do të më duhet të merrem pak më shumë me këtë gjatë ditës së sotme”, tha kreu i shtetit serb.
Si pasojë e këtij incidenti para Kuvendit të Serbisë është djegur edhe një tendë.
Sipas raportimeve të mediave serbe, 70 vjeçari Vladan A. është arrestuar, nën dyshimin se ka qëlluar dhe plagosur 54 vjeçarin Milani B