Ballina Sport Capello sherr me Conten pas humbjes së rëndë në Eindhoven

Capello sherr me Conten pas humbjes së rëndë në Eindhoven

89
0

Një mbrëmje për t’u harruar për Napolin në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Antonio Contes u shkatërrua 6:2 në Eindhoven nga PSV, duke u larguar nga fusha e lojës e tronditur dhe pa identitet.

Në studiot e Sky Sport, Fabio Capello nuk kurseu kritikat, duke dhënë një analizë të ashpër për paraqitjen e napolitanëve.

“E filluan mirë, por më pas u mposhtën nga dinamizmi i PSV-së. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte mungesa e ritmit. Napoli nuk sulmoi, nuk reagoi në mbrojtje, një skuadër pa zemër.”

Ish-trajneri i Romës dhe Juventusit u ndal edhe te qëndrimi i pazakontë i Contes në pankinë: “Ishte tronditëse të shihje një Napoli kaq të brishtë, veçanërisht kur drejtohet nga një trajner si Conte, i njohur për vendosmërinë dhe karakterin e fortë të tij. Sot pashë një Antonio të heshtur, të dorëzuar që në fillim. Nuk e kisha parë kurrë kështu. PSV luante me dyfishin e energjisë krahasuar me Napolin.”

Capello shtoi edhe një kritikë të fortë ndaj mentalitetit të skuadrës: “Nuk shoh as dëshirë, as vendosmëri. Më çudit fakti që as Conte nuk reagoi.

Nuk e pashë të zemëruar apo të përfshirë si zakonisht, edhe pse lojtarët e tij nuk vraponin. Ky është një sinjal alarmi serioz.

Napoli ka humbur tashmë katër ndeshje këtë sezon, dhe diçka nuk shkon as në fushë, as në pankinë.”