Ballina Politika “Mos shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut”/ Trajnimi...

“Mos shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut”/ Trajnimi për ligjvënësit e rinj, Berisha: Jeni deputetë me duar në xhepa, pa asnjë ndihmës

81
0

Partia Demokratike po organizon programin e Trajnimit për Deputetët e Rinj.

Në fjalën e tij kreu i PD Sali Berisha u shpreh se të qënit deputet është një nga funksionet më të veçanta që një njeri mund të ushtrojë gjatë jetës, ndërsa i ka dhënë ligjvënësve të rinj një këshillë: mos shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Berisha evidentoi edhe faktin që Parlamenti nuk u siguron deputetëve asnjë ndihmës në punën e tyre, ndërsa në administrata paguhen qindra persona.

“Për çdo njeri që ka ambicien më të vogël politike qenia deputet është realizimi i një ëndrre, ndër më të bukurat e jetës.
Shumë funksione dhe detyra mund të rrjedhin gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë. Uroj që ky funksion të bëhet një bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të denjë politike.
Deputeti ka shansin e madh që në tempullin e Kuvendit të formohet si një orator i shkëlqyer. Nuk ka platformë më të bukur e dinjitoze se ajo e Parlamentit për të treguar oratorinë tuaj.
Ju jeni deputetë me duar në xhepa, nuk keni asnjë staf, qoftë për kontaktet e vazhdueshme me zgjedhësit, por edhe për mbështetjen e veprimtarisë tuaj në Kuvend.
Ky është një Parlament skeletik, ka njerëz që jepen 220 mijë rroga në administratë dhe sheh parlamentarë pa asnjë ndihmës, ose të paktën 2-3 së bashku me një zyrë dhe ndihmës. Kjo është si ta përthash Parlamentin.
Kam një këshillë për ju, mos shkelmoni parimet themelore të lirive dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.