Ballina Politika “Shpërfillja ndaj qytetarëve”/ Xhixho: Shkurtimi i buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë vendim...

“Shpërfillja ndaj qytetarëve”/ Xhixho: Shkurtimi i buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë vendim i papërgjegjshëm

92
0

Zv/Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, theksoi se qeveria po shpërfill qytetarët duke shkurtuar buxhetin për arsimin dhe shëndetësinë.
Ajo theksoi se ky vendim sipas saj, është shkurtimi i fondeve për të ardhmen e brezit të ri.

“I papërgjegjshëm vendimi i qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë, në një kohë kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dije dhe në kujdesin shëndetësor.

Vetëm për Ministrinë e Arsimit, fondet janë shkurtuar me 851 milionë lekë krahasuar me qershorin, dhe me 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar i vitit 2025, rreth 10 milionë euro, ose 1.6% më pak për mësuesit, nxënësit dhe studentët shqiptarë.

Në vend që të përmirësojë kushtet në shkolla, qeveria po i shkurton fondet për të ardhmen e brezit të ri, ndërsa miliarda lekë shkojnë në koncesione për klientët e qeverisë. Qindra shkolla nuk kanë as ngrohje ndërsa dimri po afron; më shumë se gjysma nuk kanë internet, kur qeveria flet për laboratorë smart.

E njëjta situatë tragjike përsëritet në shëndetësi, ku mungesat dramatike në spitale, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, e kanë kthyer dhimbjen e pacientëve në vuajtje pa mbarim.

Mungojnë ilaçe bazike për trajtimin e sëmundjeve të rënda, aparaturat janë jashtë funksionit, dhe mjekët e infermierët punojnë në kushte të papranueshme, ndërsa qeveria mbyll sytë dhe ul fondet publike. Kjo nuk është vetëm paaftësi qeverisëse, është shpërfillje e qytetarëve dhe abuzim monstruoz me paratë e tyre.
Asnjë vend nuk mund të ecë përpara duke shkatërruar themelet e tij: arsimin dhe shëndetësinë!”, tha Xhixho.