Thashethemet për aktoren e famshme turke Tuba Büyüküstün nuk kanë të ndalur. Sipas mediave rozë në Turqi, ajo dyshohet se ka nisur një lidhje me biznesmenin Hakan Sabancı, i njohur si ish-partneri i Hande Erçel. Lajmi ka lënë pa fjalë fansat e aktores së “Love Is in the Air”, të cilët s’e kanë pritur aspak mirë këtë zhvillim.
Tuba, nëna e dy vajzave binjake, Maya dhe Toprak, ka spikatur prej vitesh në ekran me rolet e saj në seriale si “Ihlamurlar Altında”, “Cesur ve Güzel” dhe në prodhimin e Netflix “Another Self”.
Zërat për lidhjen nisën të qarkullonin pas ndarjes së Hakan Sabancı dhe Hande Erçel në fund të gushtit, kur biznesmeni u kap “duke pëlqyer” një foto të Tubës gjatë pjesëmarrjes së saj në Paris Fashion Week. Ky veprim i vetëm mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin me komente e dyshime për një romancë të re.
Gjatë premierës së filmit të saj të ri “Dehşet Bey”, ku luan përkrah aktorit Barış Arduç, Tuba u përball me pyetjen e drejtpërdrejtë të gazetarëve për Hakanin. E befasuar dhe paksa në siklet, ajo u përgjigj shkurt: “A mund të them diçka? Po ndihem shumë në siklet me këto pyetje. Le të flasim një tjetër herë.”
Një reagim që vetëm sa ka shtuar kurreshtjen për lidhjen e supozuar mes saj dhe Hakan Sabancı.







