Kampioni është kampion, duke arritur tre pikë të mëdha të cilat e ngritin në kreun e tabelës në Serie A.
Napoli i ka shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Interit, në derbin e madh të Italisë.
Futbollistët e Napolit treguan angazhim e lojë deri në pikën e fundit.
Fitore e pastër si loti ndaj zikaltërve.
Në pjesën e parë u shënuan një gol, dhe pati mjaft polemika për penalltinë e Napolit, por gjyqtari nuk e ndryshoi vendimin.
Për Napolin shënuan De Bruyne (33′ – nga penalltia), McTominay (54′) e Anguissa *66′) dhe për Interin Calhanoglu (59′-nga penalltia).
Humbje që e bën me dhimbje koke trajnerin e Interit, Chivu, ndërsa Conte i Napolit tregoi edhe një herë se është specialit për t’i fituar derbit.
Napoli kryeson me 18 pikë, ndërsa Interi është në pozitën e 4-të me 15 pikë pas javës së tetë në Serie A.







