Ballina Sport Vendimi që mori Real Madridi në minutën e fundit për El Clasico...

Vendimi që mori Real Madridi në minutën e fundit për El Clasico mund të bëjë ndryshimin

88
0

Real Madrid mund të ketë fituar një avantazh të rëndësishëm përpara përballjes gjigante të ‘El Clasicos’ ndaj Barcelonës këtë të diel.

‘Los Blancos’ do të presin rivalët e tyre për titull në ‘Santiago Bernabeu’, në një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror, dhe me një fitore mund të shkëputen me pesë pikë epërsi në krye të tabelës.

Kjo do të jetë ‘El Clasico’ e parë për Xabi Alonson në rolin e trajnerit të Realit, dhe duket se 15-herë kampionët e Evropës janë gati të bëjnë një ndryshim të minutës së fundit.

Sipas gazetës AS, Real Madrid do të mbyllë çatinë e të stadiumit të rinovuar me vlerë 1 miliard euro për këtë ndeshje, një praktikë që është përdorur disa herë që nga vënia në funksion në vitin 2023.

Herën e parë kjo u bë kundër Getafes për shkak të motit të keq, por më pas Reali e ka përsëritur këtë veprim në disa ndeshje të rëndësishme, veçanërisht në ato të Ligës së Kampionëve, ku klubi duhet të marrë leje të posaçme nga UEFA për ta bërë këtë.

Atmosfera para ndeshjes është ndezur edhe më shumë pas komenteve të Lamine Yamal, talentit të Barcelonës, i cili gjatë një transmetimi në Twitch me tifozin e Realit, Ibai Llanos, tha se ‘Reali vjedh dhe pastaj ata ankohen’.

Edhe pse komentet e tij mendohet të jenë bërë në mënyrë shakaje, sipas Marca, ato kanë irrituar kampin madrilen, dhe kapiteni Dani Carvajal, bashkëlojtar i Yamalit në kombëtaren e Spanjës, pritet të përballet me të pas ndeshjes.