Ballina Lifestyle Christine McGuinness tregon vështirësitë me efektet anësore të ilaçeve për ADHD

Christine McGuinness tregon vështirësitë me efektet anësore të ilaçeve për ADHD

85
0

Modelja dhe personaliteti televiziv britanik, Christine McGuinness, ka folur hapur për sfidat që po përjeton pas diagnozës me ADHD.

Në një postim të fundit, ajo ka zbuluar se po përballet me efekte anësore të vështira nga medikamentet që po përdor.

“Po më duhet kohë të përshtatem me to, ndonjëherë ndihem e lodhur dhe e paqëndrueshme,” ka pranuar ajo, duke shtuar se po mëson çdo ditë më shumë për mënyrën si ADHD ndikon në jetën e saj.

Christine ka marrë shumë mbështetje nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar hapjen dhe guximin e saj për të folur publikisht për shëndetin mendor.