Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar një takim me banorët në fshatin Dragot, të Bashkisë Cërrik.
Mes të tjerash ai foli edhe në lidhje me faktin që zv. kryeministrja Belinda Balluku është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, për shkelje të barazisë në tendera.
“Jemi në vitin 2025 dhe në fshatin Dragot, të Bashkisë Cërrik, nuk ka drita! Ndërkohë që, siç e keni marrë vesh, Prokuroria e Posaçme ka thirrur Zv.Kryeministren, pasi në këtë vend kemi luksin që të paguajmë 60 mijë Euro në ditë, 60 milionë lekë në ditë, për dy TEC-e lundruese që i kanë sjellë nga Bangladeshi, të cilët nuk punojnë, në Vlorë.
Ndërkohë që tuneli i Llogarasë, prapë aty në Vlorë, ka kushtuar 50 miliardë lekë më shumë sesa duhet të kushtonte. Ndërkohë që, në rrugën Kardhiq-Delvinë janë harxhuar miliarda lekë më shumë seç duhej dhe këtu mungojnë dritat. Mungojnë dritat në një Republikë, ku Kryeministri mban avion personal. Ndërkohë ju nuk keni rrugë për të ardhur në fshat. Dhe të mendosh që për të
shtruar rrugën kryesore, që po shtrohet poshtë, autostrada, vijnë dhe e marrin inertin këtu në fshatin tuaj. E marrin dhe nuk denjon njeri t’jua shtrojë rrugën juve këtu.”







