Në një konferencë zyrtare të mbajtur sot në Tiranë, për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri një deklaratë që mes rreshtave konfirmoi një detaj që përflitej.
Gjatë fjalës së saj, Balluku, përveç vlerësimit për aftësitë profesionale të ish-ministrit të Kosovës, shtoi me humor:
“E kemi edhe dhëndërr Shqipërie,” — duke nënkuptuar lidhjen personale të tij me një grua shqiptare.
Kjo fjali mjaftoi për të ndezur kureshtjen e rrjeteve sociale, pasi për herë të parë publikisht u la të kuptohej zyrtarisht se Liburn Aliu është në një lidhje të re.
Ndonëse jo e konfirmuar apo raportuar zyrtarisht, prej kohësh është përfolur ndarja e tij nga bashkëshortja, Lumnije Zeka, dhe lidhja me një partnere të re nga Tirana.
Prive by Liberta Spahiu mëson se partnerja e re e Aliut është arkitekte me profesion dhe prej disa kohësh çifti është parë bashkë në evente të ndryshme në Tiranë, duke ruajtur diskrecion të plotë ndaj jetës private.







