Ish-deputeti Etjen Xhafaj është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Postës Shqiptare.
Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe mban datën 27 tetor 2025.
Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke qenë ndër figurat e njohura të brezit të ri socialist.
Me këtë emërim, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra publike të vendit, në një moment kur “Posta Shqiptare” ndodhet në proces transformimi dhe digjitalizimi të shërbimeve.








