Sydney Sweeney përcolli një elegancë joshëse me një fustan të tejdukshëm argjendi, i cili i përqafonte linjat e trupit teksa doli në Kaliforni.
Aktorja e “The White Lotus”, 28 vjeçe, kishte dalë pa sytjena nën veshjen që i rrinte ngushtë trupit, e cila kishte gjatësi deri në tokë dhe mëngë deri në bërryla. Pëlhura mahnitëse e tejdukshme zbulonte disi trupin e saj të tonifikuar, ndërsa Sydney zgjodhi ta mbante pjesën tjetër të pamjes sa më të thjeshtë, në mënyrë që fustani i saj të tërhiqte gjithë vëmendjen.
Ajo e kompletoi veshjen me vathë elegantë me perla të varura dhe flokët e prerë shkurt së fundmi i kishte stiluar me shkëlqim dhe maja të kthyera lehtë.
Sydney, e cila së fundmi “vodhi vëmendjen në World Series” me një fustan të kuq të ngushtë, mori pjesë në ngjarjen Variety’s 2025 Power of Women, të mbajtur në hotelin Beverly Hills.
Ylli i filmit Immaculate pozoj si një profesioniste për disa foto në tapetin e kuq, përpara se të hynte brenda për të mbajtur një fjalim emocional.
Veprimi i ëmbël i Sydney-t
Sydney doli në skenë dhe e nisi fjalimin e saj duke folur për rëndësinë e “festimit të fuqisë së grave.”
Ajo tha: “Fuqia për t’u ngritur, për të luftuar dhe për të vazhduar të besosh në veten tënde, edhe kur askush tjetër nuk beson.
Dhe, sado që ndihem jashtëzakonisht e nderuar që jam njohur si një nga këto gra, ka dikë shumë më të rëndësishëm dhe më të veçantë se unë, të cilës dua t’ia dedikoj këtë.”
“Ajo është një grua që jo vetëm po e rishkruan kuptimin e sportit elitar, por edhe përballet me dhunën në familje dhe me identitetin seksual, duke u dhënë zë shumë të tjerëve që ndoshta nuk do ta kishin pasur.”







