Ballina Bota Rrëshqitja e dheut dhe shirat e rrëmbyeshëm bejnë ‘kërdinë’ në këtë vend,...

Rrëshqitja e dheut dhe shirat e rrëmbyeshëm bejnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 21 të vdekur

107
0

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë rezultojnë të zhdukur në perëndim të Kenias, pas një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm të së premtes (31 tetor), ka njoftuar ministri i Brendshëm i vendit.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit janë pezulluar për sot, por do të rinisin nesër,” tha ministri Kipchumba Murkomen në një postim në platformën X. Ai u bëri thirrje banorëve që jetojnë pranë lumenjve dhe zonave të rrezikuara të largohen drejt vendeve më të sigurta.

Sipas autoriteteve, përveç viktimave dhe të zhdukurve, 25 persona janë plagosur rëndë dhe janë transportuar me helikopter në qytetin Eldoret në perëndim të Kenias.

Kryqi i Kuq Kenyan publikoi pamje ajrore që tregojnë përmasa të mëdha të rrëshqitjeve të dheut dhe njoftoi se po bashkëpunon me qeverinë për operacionet e shpëtimit, përfshirë transportin ajror të të plagosurve. Aksesimi i disa zonave mbetet shumë i vështirë për shkak të përmbytjeve dhe rrugëve të bllokuara.

Vitin e kaluar, shirat e dendur të përkeqësuar nga fenomeni “El Niño” shkaktuan dhjetëra viktima në Kenia dhe në vendet fqinje – Tanzani, Etiopi dhe Ugandë.