Ballina Aktualitet Gjykata Kushtetuese: Veliaj mbetet kryebashkiak, zgjedhje s’do të ketë në Tiranë

Gjykata Kushtetuese: Veliaj mbetet kryebashkiak, zgjedhje s’do të ketë në Tiranë

143
0

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos zhvillohen zgjedhje në Tiranë, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Begaj. Po ashtu, Kushtetuesja ka vendosur që Erion Veliaj do të vazhdojë të mbetet kryebashkiak i Tiranës, edhe pse prej disa muajsh ndodhet në qeli.

Mësohet se se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.