Ballina Kosovë Zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri e re? Të mërkurën përfundon afati për...

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri e re? Të mërkurën përfundon afati për LVV-në

89
0

Kosova vazhdon të mbetet në bllokadë politike, teksa legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të formojë qeverinë e re.

Më 26 tetor, në Kuvendin e Kosovës dështoi votimi për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paraqiti para deputetëve kabinetin e tij të ri qeveritar, por propozimi nuk u miratua, pasi mori vetëm 56 vota.

Pas takimit me liderët e partive që përfaqësohen në Kuvend, presidentja Osmani, bëri të ditur se nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike. Megjithatë, ajo tha se do të bëjë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Lëvizja Vetëvendosje, subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ka kërkuar nga presidentja një afat 10-ditor për mandatarin e ri. Ky afat përfundon të mërkurën, më 5 nëntor, kur edhe do të dihet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo do të formohet qeveria e re.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.