Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka raportuar se në nëntëmujorin e parë të vitit 2025, të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara kanë arritur në 162.2 milionë lekë, një rritje prej 48.2%.
Lidhur me këtë gazetari Ferdinand Dervishi, shprehet se pavarësisht këtyre shifrave pozitive, rreth 30% e pasurive të sekuestruara ende ndodhen në posedim të pronarëve të tyre, për shkak të mangësive ligjore dhe procedurale.
“Në linjën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, sekuestrimi i pasurisë është masa më e fortë që mund të merret.
Por problemi është se një pjesë e madhe e aseteve nuk është marrë realisht në dorëzim nga shteti.”-shprehet gazetari.
Sipas tij, në disa raste janë konstatuar ankande fiktive apo manovra ligjore, përmes të cilave personat nën hetim apo të dënuar për krim të organizuar kanë arritur t’i rikthejnë sërish pasuritë e tyre.
“Janë raste kur agjencia që i menaxhon i ka dhënë me qira ose përmes ankandeve po të njëjtëve persona, me çmime simbolike. Në disa raste ankandet janë ulur artificialisht, dhe fitues kanë dalë të afërm ose njerëz të lidhur me ish-pronarët.
Ua kanë dhënë të njëjtëve personave qe i kanë ato, me një qira simbolike ose kane bere andante fiktive psh. është një shtëpie dhe ai që është futur aty që i kërcënon aty është futur ai, dhe është ulur fare ankandi dhe e kanë marrë të njëjtët persona.
Kjo situatë krijon hapësira për krimin e organizuar që të zbusë efektet e sekuestrimeve dhe të ruajë kontrollin ekonomik mbi asetet e veta.
Sot jemi në një nivel ku rreth 30% e pasurive janë ende jashtë kontrollit të shtetit.
Ka raste ku pronat, automjetet apo pasuritë e tjera iu janë kthyer sërish personave të lidhur me trafikantët apo grupet kriminale.”-tha Dervishi







