Ditën e mërkurë, vendi ynë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti pritet të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe bregdetare, pritet të arrijë deri në 12 m/s.
Sa i përket kushteve detare, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.







