Ballina Sport Slot zbulon çelësin e fitores së Liverpoolit ndaj Real Madridit

Slot zbulon çelësin e fitores së Liverpoolit ndaj Real Madridit

71
0

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka lavdëruar skuadrën e tij dhe mbështetjen e tifozëve pas fitores 1-0 ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Alexis Mac Allister në pjesën e dytë, duke i dhënë fund serisë pa humbje të madrilenëve në Evropë këtë sezon.

“Impresionuese, sepse luajtëm kundër një skuadre të jashtëzakonshme në formë të lartë. Nëse mund të fitosh kundër tyre dhe të luash siç luajtëm ne, kjo është shumë pozitive,” tha Slot.

Tekniku holandez vlerësoi atmosferën në Anfield dhe disiplinën mbrojtëse të skuadrës, sidomos ndaj yjeve të Realit, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

“E dija që do të ishte e vështirë, por djemtë bënë një punë fantastike. Conor Bradley ishte i jashtëzakonshëm përballë Viniciusit,” shtoi ai.

Fitorja ndaj Realit erdhi pas suksesit 2-0 kundër Aston Villës në Premier League, duke i dhënë fund serisë negative të katër humbjeve radhazi.

“Patëm një periudhë të vështirë, shumë ndeshje në pak ditë, por kjo fitore tregon karakterin e skuadrës. Tifozët na dhanë energjinë që na duhej,” përfundoi Slot.