Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë ku një zyrtar i BE-së është plagosur me thikë, sipas raportimeve të mediave në Kosovë.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ku shtetasi Stefan Ilianov Sheynov, zyrtar i zyrës së Bashkimit Europian, është qëlluar dy herë me thikë, në qafë dhe në gjoks.
Menjëherë ai u dërgua në Urgjencën e QKMF-së në Gjakovë ku pas marrjes së ndihmës së parë u transferua në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”.
Por, gjendja e tij shëndetësore u rëndua dhe për këtë arsye mjekët vendosën që ta transferojnë në QKUK me qëllim marrjen e ndihmës më të specializuar.
Deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk dihet nëse ka persona të arrestuar, pritet një reagim zyrtar nga autoritetet.







