Ballina Aktualitet “Djalë qytetar”/ Biseda të reja zbardhen ndaj Ballukut, takimi që kishte lënë...

“Djalë qytetar”/ Biseda të reja zbardhen ndaj Ballukut, takimi që kishte lënë me deputetin e PD, porosia që i la Evis Berberit për Arbi Agalliun

166
0

Biseda të tjera janë zbuluar për zv/kryeministren Belinda Balluku ku në mesazhet me kreun e ARRSH, Evis Berberin thuhet se do të takonte një deputet demokrat më 27 janar 2022.

Takimi mes Arbër Agalliut dhe Berberit, sipas asaj që sqaron Balluku ishte për dy toka në Vlorë.

Ministrja e cilëson deputetin demokrat si djalë qytetar, dhe i le porosi Evis Berberit që të mbajë qëndrim të dashur me të.

“Do të marrë për një takim Arbër Agalliu, deputeti i PD qe ka nja dy pyetje për dy toka qe ka ne Vlore një tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës. Qëndrimi shume i dashur, shume i mire se është djalë qytetar”, i shkruan Balluku, Evis Berberit.

Pjese nga dosja hetimore:

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime midis shtetasit Evis Berberi dhe shtetasve Belinda Balluku dhe Arbi Agalliu si më poshtë:
Në datën 27.01.2022, në orën 18:50, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Do te te marr per nje takim Arber Agalliu, dep I PD qe ka nja dy pyetje per dy toka qe ka ne vlore nje tek bypass dhe nje ne hyrje te autostradës Qendrimi shume i dashur, shume i mire se eshte djale qytetar”.
Në orën 18:51, Evis Berberi: “Patjeter E kemi patriot”.
Në orën 18:52, Belinda Balluku: “Por ne nuk kemi ca i bejme, te marr lejen e ndertimit nga bashkia, atehere shprehemi”.
Në orën 18:52, Evis Berberi: “Ok Ne japim mendim pasi ka marre leje”.
Në datën 31.01.2022, në orën 19:19, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Evis si je? Arbi Agalliu jam! Shpresoj te jesh mire. Belinda ma dha nr tend. Kur te kesh mundesi do doja te flisnim pak. Flm.”.
Në orën 19:20, Evis Berberi: “Mirembrema, neser ne mgjs”.
Në orën 19:20, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Arbi Agalliu.
Në datën 01.02.2022, në orën 08:35, shtetasi Arbi Agalliu i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Miremengjes! Une per pak jam aty. Jam ne trafik posht diges.”.
Në orën 08:35, Evis Berberi: “Pa prob”.
Në datën 01.02.2022, në orën 09:19, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Se percolla Agalliun”.