Ballina Aktualitet Olsi Rama shofer i mafies? Dokumentet nxjerrin zbuluar vëllain e kryeminsitrit, rrjeti...

Olsi Rama shofer i mafies? Dokumentet nxjerrin zbuluar vëllain e kryeminsitrit, rrjeti investigativ zbardh detaje

191
0

Një nga rrjetet më të mira investigative evropiane, ‘Follow the Money’ (Ndiq Paranë) me qendër në Holandë, sjell një investigim tronditës pikërisht pak pas publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë.

Në shkrim thuhet se narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, ndërsa BE ka mbyllur sytë.

Në mënyrë të detajuar, në shkrim thuhet se Taulant Balla është kapur në përgjime me trafikantët e drogës.

Këto përgjime disponohen nga policitë evropiane.

Por, FTM thekson se ka parë dokumente që tregojnë se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, po drejtonte një makinë të një grupi mafioz shqiptar.

Po ashtu në shkrim përmendet edhe skandali McGonigal.

“Në janar të vitit të kaluar, një anëtar i opozitës në parlament akuzoi vëllanë e Ramës, Olsin, për bashkëpunim në ndërtimin e një laboratori kokaine.

Ndërsa Rama po mbronte vëllanë e tij, të dhënat nga sistemi i menaxhimit të kufijve të vendit, të shikuara nga FTM, zbuluan se Olsi Rama ishte shoferi i një makine që më vonë u identifikua si e përdorur nga një grup mafioz vendas.

Në janar, SPAK, agjencia antikorrupsion e Shqipërisë, e liroi vëllanë nga çdo shkelje.

Në shkurt të vitit 2024, ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, u dënua në Shtetet e Bashkuara për marrjen e 225,000 eurove ryshfet nga një bashkëpunëtor i Ramës, kryesisht për të hetuar rivalët politikë,” thekson shkrimi.