Ballina Kronika 15 vite burg në mungesë për trafik droge/ Gjykata e Lartë rikthen...

15 vite burg në mungesë për trafik droge/ Gjykata e Lartë rikthen gjykimin e Domart Konjarit

100
0

Gjykata e Lartë prish vendimin për Domart Konjarin dhe kthen çështjen për rigjykim në Apel me tjetër trupë gjykuese.

“Prishjen e vendimit nr. 25, datë 07.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues”, thuhet në dispozitiv.

Konjari është dënuar në 2021 me 15 vite burgim në mungesë për trafik droge e organizatë kriminale.

Ai akuzohet si kreu i një prej organizatave më të mëdha kriminale që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Europës. Konjari kishte bazën e tij në Francë.

Domart Konjari ishte në përplasje me Devi Kasmin. Ky i fundit u ekzekutua në Tiranë në 2018 nga Efthimio Efthimius, ish-oficer i forcave speciale greke. Konjari dhe Kasmi u përplasën për pazaret në trafikun e kokainës.