Ballina Kronika “Pashë tmerr me sy, i gjeta të dy…”/ Djali vret babanë, flet...

“Pashë tmerr me sy, i gjeta të dy…”/ Djali vret babanë, flet bashkëshortja: Shpëto veten, lajmëro policinë

170
0

Një krim i rëndë në familje tronditi vendin. 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Ngjarja u zhvillua brenda disa minutave, ku familja Kodheli sapo kishte mbaruar së konsumuari drekën me disa të afërm të tyre. Në një intervistë ekskluzive të nënës së autorit, e cila ka qenë e vetmja dëshmitare në momentin e ngjarjes, detajet janë horror.

Ajo rrëfen, se ishin vetëm 2 minuta që vendosën fatin tragjik të bashkëshortit. Ajo u shpreh mes dhimbjes se sapo kishim ngrënë drekën, bëmë përcjelljen e të afërmve dhe unë sapo dola nga dhoma ku ndodheshin babë e bir, vetëm kur dëgjova zërin e bashkëshortit që më tha: “Shpëto veten, lajmëro policinë”. Hyra brenda dhe e gjeta djalin duke e qëlluar ende. E rrëmbeva dhe tentova t’i heq thikën, ai u largua, ndërsa bashkëshorti ishte përmbys dhe kur e ktheva u mbulua nga gjaku – shprehet ajo.

“Kam parë tmerr me sy atë ditë. I gjeta të dy duke u përleshur, më parë nuk kishin zënka. Kishim konsumuar drekën, unë dola të ndez një cigare dhe kur u ktheva i gjeta ashtu. Më 22 qershor djali ishte kthyer nga emigrimi. Nga data 15 shtator nisi të mbyllej në vetvete me zor ia nxirrnim fjalët”, tha ai.